domenica 18 marzo 2012

DEHJA


Ka  nevoje   njeriu  nganjihere  te  dehet,
Nga  dashuria    qe   vershon   si  rrjedhe  e  lumit,
E  ne  vetevete  si  engjell   te  ngazellehet,
Te  jetoje   çdo  minute si  mundesi   e  fundit.

Te   mbyse  brengat   ne  pusin  e    harrimit,
E  te  fluturoje  si  shqipe  ne  qiellin  plot   shprese.
Me   krahe  te   rij  t’i  prije   para    besimit,
Asnje  gjurme    meraku  mbrapa  mos  te  mbese.

Sa    shume  kemi  nevoje  per   dashurine   e  paster,
Si   oksigjenin   qe   na  i   gjalleron  mushkerite.
Te  ndjejme  si  zjarrin  qe   na  ngroh  ne   vater,
Ne     zemer  t’i   ruajme   te  gjitha  ngrohtesite.

Paska  nevoje  njeriu  nganjehere    te  dehet,
Nga   fjale  miresie   qe   e   ndezin  si prush.
Ne  nje  shtrat  fildishi  kurre  te  mos  prehet,
Se   zgjohet  pa  endrra  ,te vjedhura   nga  dikush.

NJEREZ DHE MASKA


Keta  njerez   une  kurre  s’i  deshta,
Qe  mbajne  masken   ne  fytyre,
Edhe   kur  u   shfaqet  buzeqeshja,
Mbesin   si  nje  portret  pa  ngjyre.

Keta   njerez  une  kurre s’i  mora,
Te  flasin    sadopak    me  zemer,
Te   trokasin   ndonjihere  te  porta,
Me  sinqeritetin  e  tyre  te  paemer.

Grisen  maska   te  shemtuara  karnevalesh,
Kur  festojne  njehere   e   gjithe   njerzia.
Keta   e  kalojne    jeten  me dyzime   fjalesh ,
Brenda  shpirtit     u    vlon  ethshem  lakmia.

Kane  pamjen  e  nje  engjelli   paqesor,
Qe  fjalet  e  embla  ne  buze  u  ngrijne.
Por  rete e   zeza  te  shpirtit   njerezor,
Pergatisin  nga  çasti  ne  çast  stuhine.

Prandaj  u  ruhem   njerezve  me  maska,
Nen   rrezen  e  tyre   nuk  me  ngroh  dielli.
Pertej  te  zakonshmes  ku  duket  pamja,
Brenda  shpirtit  te  regjur  rri  strukur  misteri .