Ka nevoje njeriu nganjihere te dehet,
Nga dashuria qe vershon si rrjedhe e lumit,
E ne vetevete si engjell te ngazellehet,
Te jetoje çdo minute si mundesi e fundit.
Te mbyse brengat ne pusin e harrimit,
E te fluturoje si shqipe ne qiellin plot shprese.
Me krahe te rij t’i prije para besimit,
Asnje gjurme meraku mbrapa mos te mbese.
Sa shume kemi nevoje per dashurine e paster,
Si oksigjenin qe na i gjalleron mushkerite.
Te ndjejme si zjarrin qe na ngroh ne vater,
Ne zemer t’i ruajme te gjitha ngrohtesite.
Paska nevoje njeriu nganjehere te dehet,
Nga fjale miresie qe e ndezin si prush.
Ne nje shtrat fildishi kurre te mos prehet,
Se zgjohet pa endrra ,te vjedhura nga dikush.
Nessun commento:
Posta un commento